Reperi nga Kosova, Majk, është përfolur gjatë për lidhjen e tij me modelen Majlinda Zeka. Anëtari i “Babastars” u përpoq ta mohonte fillimisht lidhjen, e pasi u kap “mat”, ai u detyrua të konfirmonte historinë e tyre të dashurisë. Vetëm pak muaj më pas, adhuruesit e Majk u befasuan nga lajmi se reperi i njohur ishte ndarë, ndërsa do të bëhej së shpejti baba, fakt që vetë ai e mohoi.

Por tashmë nuk ka vend për dyshime. Ish-e dashura e Majk është shtatzënë. Majlinda Zeka ka publikuar një foto ku barku i saj i fryrë shihet qartë, duke konfirmuar kështu edhe shtatzëninë. Nga ana tjetër, ende nuk është e qartë nëse Majk është apo jo baba i fëmijës që pret bukuroshja nga Kosova.

“Nuk di asgjë për shtatzëninë, Majlinda nuk më ka thënë asgjë”, ka treguar Majk pak javë më parë për suplementin e Gazeta Shqiptare “Bluetooth”, duke lënë të kuptohet se edhe ai është në dyshime. Ndërkohë, modelja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtatzëninë apo për atësinë e foshnjës që është duke pritur. Megjithatë, nëpërmjet një fotoje ajo ka zbuluar se është në pritje të një djali.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: