Një pasagjere që po udhëtonte me aeroplanin e aviokompanisë EasyJet ka postuar në internet një fotografi paksa të pazakontë, ku shihet një karrige pa mbështetëse që po udhëtonte nga Lutoni në Gjenevë.

Pasagjerja i dërgoi këtë foto të dashurit të saj, i cili më pas i shkroi aviokompanisë duke kërkuar shpjegim për mungesë të mbështetëses në karrige, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër zyrtarë të kësaj kompanie i kanë kërkuar ta heq fotografinë me qëllim që të mund të vazhdojnë me hetime, por ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Shumë persona besojnë se një kërkesë e tillë vetëm sa ia ka vështirësuar punët kompanisë, në momentin që kërkoi që fotografie të hiqet.

Megjithatë ata më vonë janë deklaruar se prioritet për ata mbetet siguria e pasagjerëve.

2 15
2 15

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb