SHBA

Konspiracionistët janë të bindur se Greta Thunberg është një vajzë që “ka udhëtuar në kohë për të na shpëtuar”, pasi në internet po qarkullon një foto e një vajze që i ngjan shumë asaj e realizuar 121 vite më parë.

Në foto duken 3 fëmijë që po nxjerrin ujë nga një pus në Jukon të Kanadasë, në vitin 1898. Në këtë foto duket një vajzë e re që ngjan me aktivisten 16-vjeçare suedeze të ndryshimeve klimatike.

Fotografia është zbuluar në arkivat e Universitetit të Uashingtonit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë shpërndarë menjëherë, së bashku me teoritë e tyre konspirative. Gjithashtu u aludua se fotoja është një montazh por jo ajo është origjinale dhe është ruajtur në arkivat e ‘University of Ëashington’ ka konfirmuar Taradel, një profesor në këtë universitet.

“Ka pasur shumë skandinav në zonën e Yukon dhe Klondike dhe fotoja është realizuar nga fotografi suedez, Eric A. Hegg”- ka thënë Taradel.

“Greta në një foto të parë 121 viteve. Ajo udhëton në kohë dhe ka ardhur për të na shpëtuar”, shkruan një përdorues i Twitter.
Ndërsa një tjetër shton: “Ndoshta është nga e ardhmja dhe udhëton në të shkuarën, në momente të caktuara historike për të ndaluar ndryshimet klimatike”.

Greta Thunberg është një adoleshente suedeze, aktivste për ngrohjen globale që tashmë është në qendër të vëmendjes në mbarë botën. Ajo është përballur fuqishëm edhe me lider të mëdhenjë global, si Trump, Macron dhe shumë të tjerë që e kritikojnë dhe nuk vlerësojnë aspak atë që ajo po bën prej vitesh tashmë për tokën.

181845104 1e500499 9b43 4ffb Bb2d 281092658296
181845104 1e500499 9b43 4ffb Bb2d 281092658296

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: