Oscar Alberto Martinez Ramirez mendonte një jetë më të mirë për vajzën e tij Valerian, por në vend të kësaj, ata do të kujtohen për faktin se vdiqën të përqafuar derisa kalonin lumin Rio Grande.


Kjo është një foto që është shpërndarë në rrjet dhe në të tregohet sesi babai dhe vajza kanë ndërruar jetë, ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin e të bënin një jetë më të mirë përtej kufirit. Ai futi vajzën e tij 23-muajshe në bluzën e tij dhe krahët e saj janë rreth qafës së tij, ndërsa ajo e mbërthente në momentet e saj të fundit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ramirez, nga El Salvador ishte zhgënjyer tej mase, pasi kishte aplikuar për azil dhe nuk i ishte dhënë. Kështu të dielën ai vendosi të provonte të notonte përgjatë lumit me vajzën e tij. Ramirez ndërroi jetë, pasi u përpoq të shpëtojë vajzën e cila po mbytej.


Trupat e tyre u zbuluan pranë Matamoros, Meksikë, anash nga Broënsville, Texas, disa qindra metra nga ku ata kishin provuar të kalonin dhe vetëm gjysmë milje nga një urë ndërkombëtare. Rosa Ramirez tha se djali, nusja dhe mbesa u larguan nga El Salvador më 3 prill, duke kaluar dy muaj në një strehë në Tapachula, pranë kufirit me Meksikën me Guatemalën. Ajo tha se i ishte lutur, mirëpo burri kishte vendosur të fitonte para për të ndërtuar shtëpi.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: