Me Botërorin i cili është vetëm 3 ditë larg mediat angleze kanë filluar të ‘gërmojnë’ më shumë për kapitenin e tyre i cili do t’i udhëheqë në Rusi.

Bëhet fjalë për Harry Kane, futbollistin i cili luan me Tottenham dhe që fundjavën e kaluar firmosi kontratën e re nga e cila do të përfitojë 17 mln euro në sezon.

Mediat britanike kanë sjellë në vëmendje një foto shumë interesante të 13 viteve më parë, ekzaktësisht në 2005. Aty dallohet Kane së bashku me shoqen e shkollës së tij Katie Goodland duke takuar David Beckham, në atë kohë futbollist i Anglisë.

Foto shumë domethënëse kjo për Kane, jo vetëm për faktin se sot ka zënë vendin e Beckham, por edhe për shkak të shoqes së shkollës që sot është bashkëshortja e tij.

Kane i propozoi për martesë Katie Goodland në Bahamas vitin e kaluar dhe tani çifti ka një fëmijë, ndërsa është në pritje të një tjetri.

Në foton e para 13 viteve Harry Kane ishte vetëm 12 vjeç. Bie në sy disa komente të tifozëve anglez të cilët shkruajnë ‘kapiteni që kemi nevojë por që nuk e meritojmë’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: