10 trafikantët dhe kimistët e arrestuar pas operacionit të SPAK me autoritetet spanjolle e policinë shqiptare kanë dalë sot para GJKKO-së për vlerësimin e masës së sigurisë.
Siç shihet nga kjo foto ata ndodhen pas hekurave duke pritur vendimin e Gjykatës.
Operacioni i drejtuar nga SPAK u shtri edhe në zonën e njohur si “Kodra e Diellit2”. Shtetasit e huaj, dukej se kishin rolin e “kimistëve” për ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive.