Teksa sot është mbledhur Kongresi Zgjedhor i PS-së, padyshim që në këtë organizim nuk mund të mungonin figurat e rëndësishme të kësaj partie.

Mes shumë figurave ishte dhe Lindita Nikolla, e cila dha dorëheqjen pak ditë më parë nga drejtimi i Parlamentit të Shqipërisë. Nikolla është shfaqur sot në krah të kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS.

Nuk dihet nëse në mbledhjen e sotme të Kongresit së PS Rama do të bëjë publike ose jo emrin që do të pasojë Lindita Nikollën, por zërat flasin se ka gjasa që të ndodhë kjo gjë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Ajo sqaroi se largimi bëhej për arsye shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: