Është traditë në botë që ditën e enjte të javës, burrat mblidhen me njëri-tjetrin për të kaluar një ditë pa partneret.

Burrat zgjedhin zakonisht mbrëmjen, të luajnë tavëll, letra, të pijnë ndonjë puro apo xhoni dhe duket planet kanë nisur të thuren që në sallën e Kuvendit.

Nga sa shihet dhe në foto, mesa duket Tahiri do mblidhet me shefin, kurse Dokle me Agron Dukën e Agrares dhe Fatmir Mediun e PR. Dokle do e ketë pak të vështirë më Mediun se situata e reformës është e tillë, që pija mund t’i kapë me sherre. Dokle nuk njihet si njeriu i sherreve, por mund të thërrasë për ndihmë Erjon Braçen që kur pi bira, nuk përmbahet e bën shere.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: