Opozita po proteston prej orës 17:00 në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve në rrethrrotullimet kryesore.
Në Tiranë është bllokuar rrethrrotullimi te ish-sheshi Shqiponja, ku krahas mbështetësve të opozitës që ndodhen në rrugë, një formë bllokimi është edhe ajo me automjetet, që janë ndalur.
Mes atyre që kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën me makinë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Ai ka parkuar makinën në mes të rrugës, veprim që është pasuar edhe protestuesit e tjerë, që kanë ndalur makinat e tyre.
(BalkanWeb)