Duket se gjithçka është gati për inaugurimin e tunelit të Llogarasë, që nga sot do të shkurtojë distancën për të shkuar në jugun e vendit.

Përmes disa fotove të publikuara nga LSA, shihet projekti në fjalë i përfunduar, ndërsa vijojnë përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit. I pari që nxori sot pamjet nga projekti në fjalë ishte kryeministri Rama.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkroi mëngjesin e sotëm Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: