Jo vetëm vendi ynë është përfshirë nga i ftohti dhe ngricat por edhe vendet fqinje si Kosova, që dimrin e njeh më mirë se Shqipëria.

Por diçka e çuditshme ka ndodhur sot dhe madje e rrezikshme. Një ujk ka ‘braktisur’ malin dhe ka dalë shëtitje në qytetin e Malishevës në Kosovë, me siguri në kërkim të ushqimit.

Sipas “Malishevapress” në orët e para të mëngjesit në Malishevë afër stacionit të policisë është parë edhe një ujk. E natyrshëm të kujtohet shprehja e të vjetërve dikur “aq ftohtë është sa flenë bashkë ujku me dhinë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: