Bruno Jazaj është punonjësi i policisë bashkiake në Vlorë u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës.
Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, shihet Jazaj i shtrirë në spital, ndërsa duken shenjat e dhunës në fytyrë.
Jazaj ka identifikuar autorët e ngjarjes, që janë babë e bir, Kristi Sota dhe Todi Sota, ndërsa shprehet se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave.