DURRES- Asambledhja e Përgjithshme Zgjedhore ka nisur paraditen e sotme punimet për të zgjedhur presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por pakënaqësitë e qefmbetjet kanë nisur që në fillim të mbledhjes.

Kandidati në garë për kreun e ri të FSHF, Bashkim Fino që në nisje të punimeve të Asamblesë ka shprehur pakënaqësi për protokollin, pasi atij dhe kandidatit tjetër Shpëtin Hala u janë caktuar vendet nga fundi të sallës.

Në shenjë mospajtimi me këtë vendim, ai është uluar në fund fare së bashku me Sulejman Starovën. Kjo duket edhe në fotot e siguruara gjatë punimeve të Asamblesë.
fino ne fun
Kandidati Fino thote se të tre kandidatët në garë për kreun e FSHF duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe, “jo Duka të qëndrojë në krye dhe ata në fund”.

Sipas tij, ky gjest është mungesë respekti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb