Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot teksa në rendin e ditës është shqyrtuar ligji për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura
të Republikës së Shqipërisë dhe po ashtu kanë raportuar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi për situatën në Veri të Kosovës.
Por ndonëse në mbledhje ishin në tryezë disa çështjes të rëndësishme kishte deputetë që nuk ishin të përqendruar në diskutim. Deputetja e PS-së Pranvera Resulaj është shfaqur me kufje në vesh teksa fliste me kolegët. E duke parë mungesën e nevojës për përkthim, pyetja është përse i duhej deputetes kufja në mbledhje?!