Pallati ku rrinte Skënderbeu kur shkonte në Romë është bërë tashmë një hotel që mban emrin e tij. Është Virgjil Kule, autor i librit “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu – Kryqtari i Fundit”, që e jep njoftimin. ” Në Romë, pallati ku rrinte Skënderbeu sa herë shkonte atje për audiencat me Papët, është transformuar kohët e fundit në hotel luksoz me emrin ‘Palazzo Scanderbeg’, në të cilin vizitorët njihen edhe me historinë e heroit”, shkruan Kule.

Godina në fjalë, para se të kthehej në hotel, ka shërbyer si “Muzeu i pastës”. Në uebsajtin e hotelit shkruhet: “Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu ishte një fisnik shqiptar, gjeneral i zoti dhe diplomat. Ai luajti një rol kyç në krijimin e një aleance (kryqëzatës europiano-perëndimore) kundër ekspansionit otoman dhe për thyerjen e sulmeve otomane. Është heroi më madhështor i Shqipërisë dhe veprat e tij kanë frymëzuar Vivaldin, që dirigjoi operën ‘Skënderbej’ më 1718”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb