Kjo fotografi është bërë sot në Tiranë, gjatë protestës që maturantët zhvilluan para Parlamentit. Një maturante me mesatare 9.8 proteston përpara parlamentit pasi ndryshimet e fundit të llogaritjeve të pikëve nga Ministria e Arsimit nuk i kanë mundësuar të kapë fakultetin që dëshiron. Fotografia marrë nga portali, Reporteri.

Një grup maturantësh u mblodhën sot përpara Parlamentit në ditën e dytë të protestës së tyre kundër sistemit të ri të maturës. Maturantet akuzojne ministrine e Arsimit se ndryshoi në minutë të fundit mënyrën e llogaritjes së pikëve, duke lënë jashtë listave paraprake të fituesve mijëra maturantë me mesatare të larta.

Maturantët protestues mbanin në duar pankarta si “Universiteti i studentëve, jo i klientëve”, “Nuk jemi kavie laboratori”, “Rikthim i sistemit meritë-preferencë” dhe e shoqëruan protestën e tyre me thirrjet “turp” dhe fishkëllima ndaj deputetëve që po hynin në parlament.

Protestuesit i bënë sërish thirrje ministres së arsimit Lindita Nikolla të japë dorëheqjen, pasi e quajtën të dështuar skemën e maturës së këtij viti.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: