Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbërriti sot herët në Kosovë nga paraburgimi i Hagës dhe u nis menjëherë drejt vendlindjes, aty ku babai i tij, Haxhi Thaçi u varros 3 ditë më parë.

Thaçi mbërriti në fshatin Burojë të Skënderajt, ndërsa u shfaq teksa nderonte të atin dhe rregullonte kurorën e luleve mbi varrin e tij.

Thaçi nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës që të shkonte në Kosovë në ditën e varrimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb