Pavarësisht se moti në Shqipëri u “zbut” disi pasi i nxehti përvëlues u zëvendësua për një ditë nga reshjet e shiut, duke rikthyer edhe çadrat për pak orë, duket se temperaturat e larta janë drejt rikthimit.
Gjatë fundjavës të shumtë ishin qytetarët që iu drejtuan plazheve në Adriatik ose Jon, ndërsa qendrat e qyteteve ishin pothuajse të boshatisura.
Por e kundërta ndodh me Shkodrën, e cila falë vlerave të kalasë së “Rozafës” dhe pamjes mahnitëse që ofron liqeni i Bunës është e populluar masivisht nga pushuesit, vendas dhe të huaj.
Në këtë fotogaleri të LSA shihet sesi pushuesit kanë zgjedhur të freskohen në liqen pranë fshatit Zogaj, madje duke shijuar edhe xhiro me varkë.
Ndërkohë në krahun tjetër të qytetit pedonalja “Kol Idromeno” është e mbipopulluar prej biçikletave dhe fansave të artit dhe kulturës.