Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet do të inaurugohet ditën e nesërme në një ceremoni ku pjesëmarrës do të jetë edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Qeveria e këtij të fundit ka financuar ndërtimin e këtij objekti kulti, i cili do të jetë më i madhi i llojit të vetë në rajon.
Një ditë para se të inaugurohet nga Erdogan dhe kryeministri Edi Rama, xhamia është rrethuar nga flamujt shqiptarë dhe ata turq.
Puna për ndërtimin e saj nisi në vitin 2015, ndërsa llogaritet që të ketë një kapacitet për të mbajtur rreth 5 mijë besimtarë.