PRISHTINE – 24 policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë janë lënduar të shtunën në Prishtinë, gjatë protestës së dhunshme të opozitës.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se ka pasur policë të lënduar, jo vetëm nga koktej molotovi dhe gurët e hedhur, por edhe nga plumba gome që janë shkrepur në drejtim të tyre.

Pamjet nga protesta, shfaqin një protestues me një armë të llojit “shot gun” duke qëlluar me plumba gome në drejtim të policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb