Në një kohë kur tensionet mes PS dhe LSI janë në kulmin e tyre, kryeparlamentari Ilir Meta duket se e ka situatën nën kontroll pasi është shfaqur shumë i qeshur dhe i relaksuar.

E me sa duket këtë efekt e ka macja e tij Sasha, të cilën kryeparlamentari e ka marrë në dorë dhe ndërsa e përkëdhel nuk ka harruar të bëjë edhe një foto. Larg kostumi zyrtar, me kostum sportiv dhe shumë i qetë, Meta sjell këtë foto me shumë dashuri nga shtëpia e tij.

A ka dashur t’i shtojë fotos diçiturën e tij të preferuar “me qetësi dhe dashuri” kreu i Kuvendit?!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: