Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë fotografuar së bashku mëngjesin e sotëm teksa ecin qetësisht në rrugët e kryeqytetit.

Siç mund ta shihni edhe nga kjo foto Rama dhe Veliaj janë parë duke ecur në zonën e njohur si Shallvaret, ku nuk kanë munguar edhe takimet me kalimtarë të rastit të cilët nuk kanë hezituar që t’i kërkojnë Ramës dhe Veliaj edhe një foto-selfie si kujtim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb