TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto nga një rrugë në Malësinë e Madhe të dërguar nga qytetari dixhital.

Denoncuesit thotë se kjo është një rrugë e sapo inauguruar, por ndërkohë duket vetëm një rrëke asfalti e hedhur në mes të rrugës në një vijë të gjatë.

“Shikoni si vjedhin në çdo gjë!”, thotë Berisha. Ndërsa qytetari që denoncon shkruan: “Përshëndetje kjo është një rrugë e rilindjes në Malësinë e Madhe e sapo inauguruar. Emrin vejani vetë”

Berisha fb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb