TIRANE- Opozita shprehet e vendosur për të zhvilluar protestën kombëtare në Kavajë më 7 maj, ditë kur do të mbahen edhe zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë. E megjithatë përgatitjet për këtë protestë kanë nisur më herët.

Ditën e sotme, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, dhe deputeti demokrat Arben Ristani janë fotografuar së bashku duke konsumuar një kafe në Kavajë.

Bashkë me ta janë edhe persona të tjerë, me të cilët me shumë gjasë po bisedojnë për organizimin e protestës së opozitës.

Nuk dihet se çfarë po diskutojnë konkretisht Spahiu dhe Ristani, por me shumë gjasë po paraqesin idetë dhe mënyrën sesi do organizohet protesta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: