SHKODËR

Rreth orës 19:30 minuta të kësaj të premteje, qyteti i Elbasanit u trondit nga një tjetër vrasje, ku viktimë mbeti avokati i Emiljano Shullazit dhe i fisit Çapja, Ravik Gurra.

Por, paralelisht me ngjarjen e rëndë “Balkanweb” ka siguruar pamje të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ndodhet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në pritje të sfidës mes Shqipërisë dhe  Turqisë për Eliminatoret ‘Euro 2020’.

Kreu i policisë shfaqet i shqetësuar dhe siç duket po ndjek zhvillimet e fundit për këtë ngjarje me anë të telefonit, të cilin e mban në duar.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb