GJERMANI- Në Gjermani nuk të presin në hotel me 5 yje. Kjo foto është dëshmi e qartë e cfarë ndodh në një kamp ku qëndrojnë shqiptarët që kërkojnë azil politik në këtë shtet. Dhjetra e dhjetra bashkëkombas presin në radhë për t’u futur në mencë, për të konsumuar vaktin e radhës. Muajt e fundit në Gjermani kanë udhëtuar qindra shqiptarë, kryesisht të zonave veriore që kërkojnë azil politik.

Ndërkaq, autoritetet gjermane po hasin vështirësi në përballimin e kërkesave të 250 000 personave për azil, ndërkohë që fluksi i paprecedent pritet të arrijë në 500 000 deri në fund të këtij viti, raportoi Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët, BAMF.

“Numri i azilkërkuesve është shumë i madh dhe ky është fakt tashmë”, deklaroi presidenti i BAMF-it, Manfred Schmidt gjatë vizitës në shtëpinë e një prej azilkërkuesve në qytetin jugor të Gjermanisë, Ellwangen.

Schmidt shtoi se megjithëse 100 000 kërkesa për azil janë bërë nga persona të cilët vijnë nga vende të ndryshme, përfshirë Sirinë, gjë që është e qartë, do të duheshin tre muaj që procesi të përfundonte.

Shpenzimet e shtetit lidhur me procesimin dhe akomodimin e emigrantëve pritet të jenë më më të mëdha se dyfishi këtë vit, pesë miliardë euro nga 2,2 miliardë euro që ishte në vitin 2014.

Autoritetet gjermane po strehojnë azilkërkuesit, të cilët vijnë nga vende si Siria, Afganistani, Iraku, Kosova, Shqipëria dhe Serbia, në tenda.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb