TIRANË-Protesta e sotme e opozitës ishte e pakët në numër, krahasuar me protestën e javës së kaluar. Me moton’ “Meta ik’ shumë qytetarë kanë dalë para parlamentit dhe kanë kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Por moti sot nuk favorizoi protestuesit, disa prej të cilëve kanë marrë cadra me vete të mbrohen nga reshjet e shiut. Ja një prej tyre që thirrjen ‘Meta ik’ e ka përforcuar me një cadër me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Fotoja nuk është lënë jashtë vëmendjes nga këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi që e poston në Facebook me mbishkrimin “Edhe Opozita nuk e ka seriozisht.. Me Zemër LSI… me punë në Bashki.!”

aleksi

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb