TIRANE- Grupi i tifozëve nga Kosova, “Plisat” kanë kërcënuar Serbinë para ndeshjes së 8 tetorit, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Grupi i tifozëve “Plisat” nëpërmjet një fotografie të publikuar në faqen e tyre në Facebook kanë paralajmëruar Serbinë se më 8 tetor në “Elbasan Arena” i pret “ferri”, siç raporton gazeta Express.

Në foton e publikuar nga “Plisat”, shihet heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në tokë shihen të shtritë lojtarët me fanella të Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: