DURRËS- Rrëzimi i një peme në bulevardin ‘Skëndërbej’ të qytetit të Durrësit ka sjellë jo pak probleme. Nga ngjarja është bllokuar qarkullimi i mjeteve, janë dëmtuar disa mjete si dhe janë këputur disa kabllo elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga rrëzimi i pemës, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak për rrëzimin e saj është bërë vjetërsia.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: