TIRANE– “Gazeta Shqiptare” sjell disa foto ku duket faza deri në të cilën kanë arritur punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Prej disa muajsh ka filluar puna, zona përreth është rrethuar, ndërkohë që nga fotot duket qartë se përtej rrethimit, deri më tani është hapur gropa e themeleve. Po ashtu, dallohen edhe makineri të ndryshme që janë duke punuar për ndërtimin e saj.

Megjithatë, punëtorët preferojnë të tregohen të rezervuar për të treguar nëse do të zbatohen afatet për përfundimin e saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: