Gjirokastra “e zgjidhi” cështjen e banjove publike. Ndërsa në Tiranë po gjobitet kush kryen nevojat personale në vende publike, gjirokastritët kanë caktuar zonën muzeale si banjo publike. Këto foto të gazetares Eri Muço dëshmojnë sensibilizimin qytetar gjirokastrit lidhur me fenomenin e shëmtuar të kryerjes së nevojave në rrugë. Bëhet fjalë për zonën muzeale në lagjen ’11 Janari’. Madje një tabelë orienton se për shërbimin e kryer duhet të paguhet dhe 200 lekë të vjetra. Epo cfarë kusur e zuri njeriun dhe nuk e hoqi, thotë një fjalë e urtë popullore. Shpresojmë që gjirokastritët të mos tregohen kurnacë në këtë aspekt.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: