Bunkerët luksozë nëntokësor që i mbrojnë njerëzit nga sulmet me bomba bërthamore, kanë filluar të bëhen prioritet për milionerët në mbarë botën të cilët po i frikësohen një lufte të re, në veçanti pas tensioneve të krijuara mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, nga ku bota i frikësohet fillimit të një lufte bërthamore midis tyre.

Brenda këtij bunkeri luksoz që është i ndërtuar në një ish-bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Savannah të Gjeorgjisë, mund të gjeni gjithçka që secili njeri i ëndërron t’i ketë. Bunkeri nëntokësor është i mbrojtur mjaft mirë, duke marrë parasysh që dera e hyrjes kryesore është e trashë plot 90 centimetra e ndërtuar nga çeliku dhe nga brenda tij ka të instaluar kamerat e sigurisë.

Projekti i këtij bunkeri ka kushtuar plot 17.5 milionë dollarë, dhe mund t’i rezistojë shpërthimit të bombave bërthamore. Ky bunker më shumë i ngjan një vile luksoze në të cilën nuk mungon asgjë, pasi brenda ka tualet me xhakuzi dhe dhoma gjumi.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: