Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve. Punonjës të Policisë Bashkiake, si dhe grupe vullnetarësh ishin sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurt në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

Gjithashtu, me nisjen e vitit të ri shkollor, është rikthyer edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë trafiku në Tiranë është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes se Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçikletë ose në këmbë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: