ITALI- Mëngjesin e sotëm Guardia di Finanza italiane ka dhënë detaje për drogën e gjetur në jahtin me tre shqiptarë, e konsideruar si sasia më e madhe e kapur vitet e fundit, siç bën me dije ilmmeditino.net.

Jahti që mbante flamur amerikan mësohet të ketë qenë 17 metra i gjatë dhe në të janë arrestuar tre shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Autoritetet italiane kanë publikuar edhe fotot e shqiptarëve (M.F. 54 vjeç, M.E.28-vjeç dhe V.E. 26 vjeç).
3 shqiptaret, jaht
Brenda jahtit të marrë me qira në Mal të Zi ishte ngarkuar plot 4 ton marijuanë që nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 100 milionë eurove.

Hetimet e policisë, mësohet se janë fokusuar tek gjetja e pronarit të mjetit luksoz që rezulton të ketë ndryshuar disa herë pronësinë ndërmjet personave të ndryshëm në Shqipëri dhe Itali.

Gjithashtu po punohet fort për të zbuluar klanin mafioz që do t’i shkonte kjo ngarkesë. Çdo pako me marijuanë siç raportojnë mediat italiane kishte një ngjyrë të ndryshme dhe kjo sipas policisë, ishte bërë që t’i dallonin pritësit e mallit, pra që mund të jenë nga klane të ndryshme mafioze. Sipas zëvendësprokures së çështjes, Francesca Pirrelli bëhet fjalë për një biznes të vërtetë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: