ITALI- Aktorja që u bë e famshme te komedia “Femrat”, ka vendosur të vijë ndryshe për publikun. Gjithnjë e njohur si një bukuroshe shumë serioze, ka mbërritur shpërthyese në setin e ri fotografik që ka realizuar me fotografin Armand Sallabandra. 19- vjeçarja shfaqet topless, në versionin bardh e zi të fotove që ka bërë vetëm para pak ditësh. Me format perfekte që aktorja dhe modelja gëzon, ka rrëmbyer vëmendjen e mbarë publikut. Fotot janë marrë gjithashtu dhe nga revista prestigjioze “Vogue Italia”.

Për bukuroshen e ekranit kjo është hera e parë që merr vëmendjen si modele nga një media ndërkombëtare. Enxhi aktualisht po bëhet gati për të përgatitur një tjetër film, ku do të jetë një ndër aktoret kryesore. “Bloodlands” titullohet filmi, që është duke u përgatitur në Australi dhe pritet të dalë gjatë vitit 2015.

(ma.ar/bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: