SHKODER-Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë shpërndarë ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë. Në fotot që Voltana Ademi ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, duket qartazi mjerimi në të cilin jetojnë disa familje në Postribë.

Sakaq, kryebashkiakja e Shkodrës i bën apel kryeministrit Rama që të ndihmojë këto familje, duke i bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike.

POSTIMI I PLOTE

Ne Postribë, me familjet në veshtirësi ekstreme ekonomike, duke u munduar që ky fundvit të jetë sadopak ndryshe.

Dhimbja është e madhe, në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, pa një ditë të nesërme. Ushqimi që arrijmë të sigurojmë gjatë vitit nuk mjafton! Realitet I dhimbshem… paraplegjikë, të verbër, të pa mundur, të lodhur nga jeta …varfni

Shpresoj që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë. E vërteta flet! Mjafton me lexu e me pa!
Minimalisht, të na japin mundësinë t’i akordojmë ndihmën e duhur ekonomike. Është e lehtë zgjidhja! Me shumicên e votave në parlament ndryshohet ai ligj çnjerëzor që ia ka hequr e nuk ua jep këtë të drejtë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: