NGA AURENC BEBJA

Largimi i familjes mbretërore shqiptare nga atdheu, si arsye e pushtimit fashist, ka ngjallur një interes të veçantë në shtypin francez të kohës.


Gazetat Paris-soir (maj 1939) dhe L’Intransigeant (korrik 1939) kanë botuar fotografitë e rralla të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë gjatë mbërritjes dhe largimit të tyre nga Stambolli.


Aurenc Bebja i ka sjellë ato për publikun shqiptar:
gfg
Asnjë dokument nuk kishte ardhur që nga ngjarjet dramatike në Shqipëri. Mbretëresha Geraldinë, e cila sapo ishte bërë nënë, e sëmurë, u desht të linte me ngut mbretërinë e saj. Mbreti Zog shkoi pranë saj. Sot, ajo është shëruar plotësisht. Së bashku, ata gjenden në vendin e ri të mërgimit të tyre : Stamboll.
image
Djali i mbretëreshës Geraldinë, ende në gjumë, i bartur nga infermierja e tij, arrin në tokën turke.
mb
Disa momente më vonë, gruaja e re e mban ende nën kujdesin e saj të vëmendshëm.
aaaa
Mbreti Zog i Shqipërisë dhe Mbretëresha Geraldinë vazhdojnë, gjatë mërgatës së tyre, rrugën drejt Anglisë dhe Francës. Ata po priten në kështjellën e La Maye, në Versajë, ku dhe do të banojnë. Ne i shohim ata, këtu sipër, në Stamboll, duke u ngjitur në anijen « Bessarabia », për të shkuar në Konstancë, në Rumani.


Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/fotografite-e-rralla-te-mberritjes-dhe-largimit-te-mbretit-zog-dhe-mbretereshes-geraldine-nga-stambolli-ne-shtypin-francez/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb