Pas ardhjes së ushtrisë gjermane në Kosovë, në vitin 1941 brezi kufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës ishte kthyer në një arenë lufte mes forcave shqiptare dhe forcave çetnike serbe.
Në këto foto të rralla shihen luftëtarët shqiptarë dhe ushtarët gjerman në majën e Çakorrit, ku gjatë LDB janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave shqiptare dhe atyre serbe.
Në Çakorr, ishte ngritur edhe një kamp ushtarak ku qëndronin shqiptarë dhe gjermanë. Në njërën prej fotove, duket edhe një grup serbësh të kapur rob nga ana e ushtarëve shqiptarë. Ushtarët shqiptarë janë lehtë të identifikueshëm, pasi mbajnë plisa mbi kokë.
(d.xh/Balkanweb)
Nuk janë ushtarë Gjerman por ushtarë nazistë. Nuk e kuptoj tonin tuaj neutral, pa shpjegime sqaruese, sikur kjo të ishte ndonjë gjë normale. E para nuk besoj të kenë luftuar me çetnikët sepse çetnikët ishin dhe ata me Gjermanët e shumta Gjermanët do sihin futur për ti ndar, nuk do merrnin anë. ka shumë mundësi që luftimet të jenë zhvilluar kundër partizanëve malazez.
Paskan qene legena bashke me Nazistet.