70 vite më parë, më 2 gusht të 1949, Greqia sulmoi kufijtë juglindorë të Shqipërisë duke vrarë mbi 100 ushtarë dhe oficerë që luftuan në vijën e parë të frontit.


Të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, ushtria greke, hyri qindra metra brenda në tokë shqiptare dhe ngjarja u bë objekt debatesh dhe mbledhjesh të shumta, madje deri në OKB, ku Tirana dhe Athina drejtonin gishtin drejt njëra-tjetrës.


Trupat greke hynë në thellësi të tokës shqiptare deri në fshatrat Bozhigrad dhe Vidohovë ku u përballën me rezistencën e rojeve shqiptare të kufirit.


Konflikti ndërkufitar zgjati për më shumë se një muaj dhe pati me qindra të vrarë e të plagosur si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga ajo greke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Regjimi i kohës e quajti ‘provokimi i gushtit 1949’ dhe kjo ngjarje mbeti e tillë në kujtesën e shqiptarëve për disa breza.

Por, pas hapjes së arkivave sekrete, pas viteve 90, dëshmitë publike treguan se bëhej fjalë për ndihmën që regjimi i Enver Hoxhës i jepte forcave komuniste greke.

Drejtues të partisë komuniste të Greqisë, strehoheshin në Tiranë ndërsa zona në brendësi të kufirit shqiptar, deri në malin e Gramozit, ishin kthyer në baza të ushtrisë partizane greke.

Të gjitha këto Athina i konsideronte ndërhyrje në punët e brendshme të saj, dhe me këtë pretekst erdhi edhe sulmi i 2 gushtit 1949.