TIRANE

“BalkanWeb” siguron foto të tjera nga grabitja  sot në Rinas.  Pas rastit të paprecedentë, mësohet se FNSH ka qenë në gadishmëri te ura e Gjolës ku njoftimi i policisë i aktivizoi, duke shkëmbyer në këtë mënyrë zjarr me grabitësit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, brenda tyre duken qartë shenjat e shkëmbimit të zjarrit.

Grabitja

Një shumë marramendëse, rreth 10 milionë euro dyshohet se janë grabitur sot në aeroportin e Rinasit, nga një avion që do të udhëtonte drejt Vjenës.

Kjo është shuma paraprake e konfirmuar nga burime policore por ende jo zyrtare. Paratë i përkisnin disa kompanive të sigurimit të transportit dhe sapo ishin ngarkuar në avion kur u morën nga autorët. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në një urë pranë lumit ku u gjet dhe viktima, është gjetur makina që i largoi grabitësit nga aeroporti tip “Volswagen”. Brenda saj u gjet 1 kallashnikov dhe 1 granatë.

Ndërkohë autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër tip “Benz”, i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores. Ndërkaq bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjengrabitja mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb