Sophia Philippiddou, ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri është takuar sot me presidentin Ilir Meta. Teksa i ka paraqitur Letrat Kredenciale, Meta ka uruar ambasadoren për mirëseardhjen, ndërsa e siguroi Philippiddou për bashkëpunim të ngushtë në objektivin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe të këtyre marrëdhënieve, për të ardhmen tonë të përbashkët europiane dhe të gjithë rajonit. “Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, tha Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duke shprehur mirënjohjen ndaj Greqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në funksion të përparimit të perspektivës europiane të vendit tonë, Kreu i Shtetit siguroi se procesi i integrimit europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb