TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka një këshillë për të gjithë ata që bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve.

Në një postim në Facebook, ai u sugjeron të gjithë atyre që bëjnë surpriza publike me urimet, që t’i heqin sërish zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.
22782357_10212650258284904_2086809499_n

22809975_10212650258324905_400505743_n

22773338_10212650258364906_1536278054_n

22811224_10212650258404907_1209973734_n
“Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje”, thuhet në postimin e kryebashkiakut Veliaj në Facebook.

Kohët e fundit është kthyer në një trend që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve të shohësh zbukurime të tilla ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë, i urojnë ditëlindjen apo festa të ndryshme njerëzve të dashur. Por për fat të keq, pas feste “harrojnë” që t’i largojnë. Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e neglizhencës së qytetarëve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: