TIRANE

“BalkanWeb” siguron fotot e dy vëllezërve Kusi, të shpallur në kërkim për vrasjen e 26-vjecarit, Indrit Çelaj. Griseldo dhe Albano Kusi u shpallën në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mesditën e 22 gushtit, ku i riu Çelaj u qëllua me plumb në kokë, ndërsa punonte në objektin në rikonstruksion në montimin e kondicionerëve. Ndaj vëllezërve Kusi, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg në mungesë.

  • foto galeri
  • foto galeri

26-vjecari Indrit Çelaj u vra më 22 gusht në vilën ku punonte si mekanik për riparimin e kondicionerëve. Ai u qëllua me plumb pistolete në kokë, ndërsa ndërroi jetë më pas në Spitalin e Traumës.

Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga shtetasit, Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka. Ata dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë. Sakaq janë shpallur në kërkim vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.
do Kusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb