TIRANE

‘BalkanWeb’ siguron fotot nga momenti ku dy persona, ende të paidentifikuar kanë goditur me bojë kryebashkiakun, Erion Veliaj. Në ditën që kryeqyteti festoi ditën e verës dhe në momentin që Veliaj mbajti fjalimin e tij para qytetarëve që i ishin bashkuar festimeve në shesh, dy të rinj i hodhën bojë kreut të bashkisë Tiranë.

Në fotot e siguruara nga ‘BalkanWeb’ duken dy të rinjtë në momentin që pengohen nga truprojat e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas spërkatjes së Erion Veliajt me bojë, policia shoqëroi dy të rinjtë e përfshirë në ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: