Vitet kalojnë dhe kohë duket se ka ndaluar për Valbona Selimllarin. Ish- Miss Shqipëria në çdo dalje të saj është shfaqur gjithmonë në top formë dhe plot stil. Së fundmi Valbona është parë në koncertin e Rita Orës që u organizua pak ditë më parë në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
E buzëqeshur si gjithmonë, ishMissi u shfaq e veshur plot stil dhe ‘comfy’ në të njëjtën kohë, me një kostum të bardhë, me xhaketë dhe pantallona të gjera dhe një kanatiere të zezë. Ajo çka vihet re është se në fytyrën e Valbonës nuk shihet asnjë rrudhë. Tashmë ajo ka hyrë në të 50-tat e saj dhe duket ende si një vajzë e re.
Megjithatë, Valbona e ka zbuluar disa kohë më parë sekretin e ‘bukurisë të përjetshme’ që ajo mban dhe janë padyshim trajtimet e rregullta estetike që kanë bërë të ruajnë freskinë e lëkurës së saj. Sot nënë e tre fëmijëve, ish-missi i parë shqiptar ka bërë karrierë televizive sporadike, pasi ka preferuar të mos ketë angazhime të plota në televizion.
Disa muaj më parë u përfol se ish-Missi do të ishte pjesë e spektaklit të madh “BBVIP2”, por gjatë një interviste ajo i hodhi poshtë këto aludime dhe u shpreh nuk do mund të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj. “Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”- tha ajo.
Tashmë Valbona do t’i rikthehet ekranit shqiptar pas disa viteve mungesë. Selimllari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars” krah Kledi Kadiut. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, ajo ka përgatitur edhe një projekt tjetër, një format me djem e vajza të rinj dhe me gjasa edhe ky emision do të transmetohet në Top Media. Duket se kjo është pika e nisjes së një marrëveshje të re mes Valbonës, që për shumë vite ka qenë pjesë e Klan. Duket se projekti i saj nuk u pranua nga ky televizion, duke e dërguar projektin në zyrat e Top-it ku dhe duket se gjithçka po merr rrugë. /Panorama Plus