Godina që shihni në foto është një biznes që ndodhet tek “Selvia” dhe fill pas bustit të heroit tonë “Vojo Kushi” në Tiranë. Por, shtimi pa leje, dy ditë më parë i katit të dytë nga pronarët e tij bëri që busti të mbulohej krejtësisht.


Pikërisht ky veprim antiligjor i pronarëve, për të hedhur pa leje katin e dytë të kësaj godine ka shkaktuar edhe përplasjen e sotme tek Selvia. Pasi morën njoftim për shtimin e katit të dytë të kësaj godine, INUV e Policia Bashkiake kanë ndërmarrë aksionin e sotëm.


Ata janë kundërshtuar fillimisht nga banorët, por më pas kanë vijuar aksionin.


Me prishjen e katit pa leje nuk synohet vetëm “çlirimi” i bustit të heroit “Vojo Kushi”, por edhe rehabilitimi i zonës pas tij, aty ku Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërtimin e një lulishteje.

Ndërkohë që një godinë tjetër e prishur, brenda së cilës u ngujuan edhe tre të rinj, pretendohet nga pronarët të jetë e privatizuar.

“Jemi me certifikata pronësie. Objekti ka shërbyer si postë 50 vite më parë, ndërtesa është 90-vjeçare. E kemi privatizuar në ‘90 ndërsa më vonë me leje bashkie e kemi rikonstruktuar konform ligjeve”,- thotë pronari i ndërtesës tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: