TIRANE

Të gjithë e njohim Olta Beqirin si aktore dhe moderatore. Por, natyrisht që të shumtë janë ata që e njohin edhe si ish-partneren e Butrint Imerit. Prej dy vitesh, Butrint Imeri është përfolur për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri.

Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta. Mes zërave se dyshja janë në një lidhje, vetë aktorja ka sqaruar gjithçka, në një intervistë në “Më Lër të Flas”.

E pyetur nga Donald dhe Romeo Veshaj në lidhje me fotot që qarkullojnë prej kohësh, aktorja tha: “Njerëzit vdesin që diçka të diçka të vogël ta bëjnë të madhe. Realisht, jo domosdoshmërisht një foto që ke me dikë, tregon që je në një lidhje me atë person. Unë beqare jam”.

Dhe duket se realisht tashmë që Olta është beqare, gjen pak kohë edhe për miqtë. Paparaci ynë e ka fotografuar në zonën e Ish-Bllokut, ku ajo shfaqej në foto me mikun e saj, me të cilin ka interpretuar edhe në film. Duket se veç bashkëpunimit, dyshja ruan një raport të mirë edhe miqësor. Do të ishte vera e vitit të shkuar, kur dy të rinjtë u përfolën për një lidhje mes tyre.

Fillimisht, ata shfaqeshin në vende të njëjta, duke na futur në dyshime nëse kjo që po shihnim ishte nisja e një çifti tjetër në showbizz-in tonë. Megjithatë, në atë kohë, askush nuk pranoi të fliste rreth këtij raporti, përkundrazi. Në një deklaratë të tij, këngëtari kosovar mohoi lidhjen, duke u shprehur se ishte beqar.

Duket se Butrint Imeri ka një “debulesë” për gocat e Tiranës. Kujtojmë se vite më parë, ai dhe Kiara Tito janë përfolur shpeshherë për raportin e tyre.

Së fundmi, Kiara Tito e pyetur në një intervistë për marrëdhënien e saj me këngëtarin, prezantuesja është përgjigjur e revoltuar se nuk ka pasur asgjë me të dhe se kjo pyetje nuk dëshiron që t’i bëhet më, pasi i ka ardhur në majë të hundës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: