Ngrin Amerika! Me këtë titull janë hapur sot shumica e mediave botërore dhe me foto që duket se vijnë nga një botë tjetër pavarësisht se bëhet fjalë për pamje reale.

9230212 6651663 Image A 28 1548945763054

Vala e të ftohtit që ka mbërthyer këtë vend dhe temperaturat ekstreme kanë shkaktuar të paktën 12 të vdekur, mes tyre një 18 vjeçar, i identifikuar si Gerald Belz, i cili u gjet pa shenja jete jashtë një salle akademike në Universitetin e Iowa-s, siç raporton Daily Mail.

9212004 6651663 Image M 11 1548913874323

Dy vetë u gjetën të vdekur jashtë shtëpive të tyre në Detroit të Miçiganit gjatë natës, ndërsa pesë të tjerë u vranë më parë gjatë javës në një stuhi dëbore që rrëthoi Midëestin.

Temperaturat u ulën deri në -42F në Park Rapids, Minnesota dhe -31F në Fargo, Dakota e Veriut. Më shumë se 2.600 fluturime u anuluan të mërkurën, kryesisht nga Çikago, sipas FlightAware. Autoritetet paralajmërojnë se vorbulla polare do vazhdojë të sjellë akoma më shumë valë të ftohti në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb