Këngëtari dhe kantautori i njohur, Pirro Çako u bë baba për herë të dytë në fshehtësi të plotë në fillim të vitit të kaluar, duke i befasuar të gjithë pasi ai ishte shprehur se hapur se nuk kishte plane për fëmijë tjetër, pas Anthony-t.  56-vjeçari dhe partnerja e tij mirëpritën në jetë djalin që e pagëzuar me emrin Amadus. Dhe çifti janë fotografuar për herë të parë në publik me të voglin e tyre.

Pirro Çako dhe partnerja po kalonin kohën e tyre të lirë në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës, raporton Revista Story. Në fotot e publikuara, çifti shihet duke u argëtuar me të birin e tyre.

Sekreti i marrëdhënies së gjatë të Pirros me bjonden 20 vite më të re

Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift. Po kush është partnerja e këngëtarit, që mund të konsiderohet ‘gruaja e hekurt’ që arriti të bindë Pirron për një familje dhe fëmijë të dytë?

Mësohet se ajo punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Për jetën private Pirro kishte kohë që nuk fliste, por vendosi të thoshte dy fjalë në programin ‘E diela Shqiptare’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë”,u pyet ai.

Dhe Pirro u përgjigj pa u menduar gjatë: “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”.

Bjondja simpatike, e cila punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend, është “besnikja” në ditë të mira dhe të këqija të muzikantit, është pragmatistja që zbret me këmbë në tokë një artit me plot kuptimin e fjalës si Pirro.

Kujtojmë që bjondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ishbashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bionde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: