SERBI

Një haker serb me emrin Neven Djenadija  pretendon se ka ndërhyrë në serverin e Ministrisë së Mbrojtjes në SHBA, duke marrë në këtë mënyrë edhe qindra foto ekskluzive gjatë ndërhyrjes së NATO-s në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Djenadija, fotot i përkasin periudhës së ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, ku trupat amerikane morën në mbrojtje  Kosovën.

Hakeri

 

 

Sipas mediave serbe, në fotot e publikuara nga ai përfshihen fotografi të pa publikuara më parë të objektivave në Serbi dhe Mal të Zi para dhe pas sulmeve të objekteve ushtarake si kazerma, depove të municionit, mbi fabrikën e armëve, institucioneve shtetërore, rafineri, ura, hekurudha, dhe objekte civile.

Fotot pretendohet se i përkasin fillimit të sulmeve të NATO-s deri në qershor të vitit 1999, kur ushtria amerikane hyri në Kosovë.

Gjithashtu, në fotografi thuhet se mund të shihen fotot ekskluzive të presidentit të atëhershëm amerikan Bill Klinton, të gjeneralit Wesley Clark, hyrjes së trupave amerikane në Kosovë, si dhe diskutimeve me përfaqësuesit e ushtrisë ruse.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb